HELMIMI NGA KIMIKATET BUJQËSORE Në gjysmën e fundit të shekullit ka ndodhur një revoulocion në teknikat e përdorura në bujqësi në pothuajse tërë botën.Vendet në zhvillim janë më të rriskuara dhe shumë shpesh këto situata përkeqësohen nga kontrollet e paktë strict dhe pasiguria më e madhe në metodat e punës në këto vende. Kimikatet potencialë të përdorur në bujqësi mund ti shkaktojne problem personave të ekspozuar ndaj tyre,qoftë gjatë përdorimit në bimë apo nga pakujdesia në ruajtjen e kimikateve ne kushte te duhura.Një tjetër burim I helmimit te njerëzëve është edhe përdorimi për vetëvrasje.Per shembull,në Sri Lanka mijra të shtruarve në spital cdo vit janë raste të helmimit nga pesticidet(16 639 në 1983) me mbi 1000 vdekje vjetore (1 521 në 1983).Nga këto,tre e katërta ishin raste të vetqëllimshme,pjesa tjetër ishin shkaktuar aksidentalisht ose gjatë punës. Rreziqet kryesorë nga kimikatet bujqësore vijnë nga pesticidet,sidomos nga përbërjet e fosfatit si parationi dhe herbicidet. HELMIMI NGA PARAQUAT-i Paraquati është herbicid i përdorur në formë spray në bimët apo drurët e tjerë para se të mbillen perimet.Ai absorbohet nga rrënjët dhe shumë shpejt i tha bimët,por është i paaktivizuar kur është në sipërfaqe,kështu që nuk mund të dëmtojë kërcillin apo bimët e reja të mbjella pak kohë më vonë.Paraquat (dhe më pak i njohur si diquati) janë përbërjet e dipyrydyl-it,paraquat-i kimikisht është 1’-dimetil-4,4’-bipiridildilium.Ai prodhohet në treg si lëng i përqëndruar i kripave të diklorit me një fortësi prej 10-30% me ngjyrë të kuqe,nën emrin tregtar “Gramaxone” ,për përdorim në bujqësi,ndërsa tabletat kafe quhen “Ëeedol” me përqëndrim 5 %. Helmimi zakonisht ndodh nëpërmjet gëlltitjes,edhe pse disa raste janë reportuar si rezultate fatale të thithjes gjatë aplikimit të sprait.Një rast vetëvrasje nga ijektimi venoz i paraquatit është reportuar nga Fernandez et al .(1991) Vetëm 5% e substancës merret ne rrugë orale.Helmimi zakonisht ndodh ose nga pirja e qëllimshme e likidit ose aksidentalisht nga shishet e pa etiketuara ose me etiketa te gabuara.Thuhet se gëlltitja e Gramoxone është fatal dhe 5ml likid kanë shkaktuar vdekje.Hollimi i përqëndrimit nga prodhimi origjinal i kontanjerëve mund të cojë në vdekje aksidentale.Për shkak të kostove të mëdha paraquati merret nga kontenierët dhe mbahet në shishe lemonade apo pijeve të tjera.Në shumë vende si, Irlanda ky process është i paligjshëm për arsye të rrezikshmërisë të shisheve të paetiketuara.Shpesh fëmijët pijnë në këto shishe dhe menjëherë vuajnë efektet e këtij helmi potent. Paraquati është një formë e përqëndruar,irritues për cdo ind lidhor.Buzët,goja,faring dhe ezofagu janë të gërryer përciptazi dhe pse nuk është asgjë e ngjashme me rrezikun e dëmtimëve strukturore si në rastin e acideve të fortë apo alkalinëve.Rreziku madhor nga paraquati qëndron te mushkëritë dhe mëlcia.Mushkëritë preken nga aspirimi direkt kryesisht,por edhe nga gëlltitja e substancës ose derdhja gjatë të vjellurave. Absorbimi nga trakti gastrointestinal rrezikon mëlcinë,ku paraquati shkakton nekrozë trilobulare,me një prezencë të mitokondrisë gjigante dhe trupave kristalinë të parë në mikroskop.Në veshka,insuficenca renale mund të zhvillohet brenda 2-3 ditësh .Lezionet e rrallë,që janë karakteristikë të paraquatit ndodhin si dëmtim i mushkërive.Nëse vdekja e shpejtë nga insuficenca hepatoreanle nuk ndodh ndoshta sasia e marrë ka qenë e ulët ose nga pastrimi I shpejtë nga helmi I mbetur,porn ë 2-3 javët në vazhdim përkeqësimi progresiv I mushkërive mund të cojë në vdekje.Kur paraquati arrin në hapësirën distale ajrore ndodhin edema pulmonare dhe hemorragji,të pasuara nga stimulimi qelizave alveolare.Në 2-3 ditët e para dëmtimi i pneumociteve,si:vakuolizimi,deskuazimi dhe nekroza paraprijnë.Është e pranishme dhe një membramë hyaline.Mekanzimi i zhvillimit të dëmtimeve te indeve ndodh si pasojë e prodhimit të peroksidit dhe peroksidit të hidrogjenit ndaj paraquatit,por që përkeqësohet nga oksigjenoterapia. Brenda ca ditësh fillon rikuperimi,ku qelizat intersticiale mezencimale dhe alveolare ndahen me ritëm të shpejtë dhe mbushin alveolat.Të dy tipet I dhe II të pneumociteve(granulare dhe membranoz) janë të përfshirë.Brënda javës së parë shkëmbimim gazor vuan pasi hapësira e ajrit bëhet e bllokohet nga qelizat mononukleare duke formuar fibroblastet rrumbullakë.Nëse kjo vazhdon alveolat fibrozohen dhe kolagjeni formon një mushkëri të fortë e rigide. Autopsia në helmimet nga paraquati Ulcerat përreth buzëve dhe gojës shfaqen si pasojë e përqëndrimit të paraquatit.Mukoza e gojës mund të skuqet e të deskuamohet ndersa ezofagu shfaq ndërlikime si derdhje e shkelqim epithelial.Asnjë nga këto ndryshime nuk është në mënyra të pashmangshme,gjithsesi trakti i sipërm gastrointestinal mund të funksionojë normalisht. Stomaku mund të shfaqi erosion dhe hemorragji të pjesshme që shpesh herë nuk vërehen.Melcia shfaq ndryshime zbehje lara-lara dhe të yndyrshme të pamundura të shikohen pa mikroskop.Është e rralë të vërehet nje shkaktar.Organet e tjera nuk paraqesin ndryshime,përvec mushkërive;veshkat mund të zhvillojnë zbehje kortikale nëse ka insuficencë renale. Nëse viktima ka jetuar më shumë se një javë mushkëritë shfaqin ndryshime tipike të madhësise dhe fartësisë,duke e ruajtur formën e tyre dhe kur hiqen nga kraharori.Mund të zhvillohet pleurit fibrinoz dhe disa herë ka derdhje të tij në gjak.Siperfaqja e prerë shoqërohet me edema dhe hemorragji të pjesshme dhe pse kjo mund të qetësohet.Mushkëritë mund të dyshohen për pneumoni kur nuk dihet historia klinike e pacientit sepse shenjat e para janë mikroskopike.Autori ka parë një pacient të vdesë nga helmimi kur në fakt ai qëndroi në spital për 2 javë dhe supozohej që vuante nga pneumonia.Mostrat e nevojshme për autopsinë përvec histologjisë së plotë kërkohen dhe kultura e gjakut,urinës,përbërsve të stomakut,mushkërive dhe mëlcisë. Në rrethanat më të zakonshme,vdekja e ngadaltë lejon që diagnoza të vendoset falë anamnezes dhe klinikës kështu që toksiket kundër vdekjes janë të dokumentuara mirë. Interpretimi toksikologjik Niveli në gjak i paraquatit 0,2mg/l është i mjaftueshëm për të dëmtuar mushkëritë.Ka patur dhe raste mbijetese,por me nivelin e plazmës rreth 1,6mg/l.Paraquati ekskretohet pas një periudhe të gjatë dhe gjendet në urinë disa ditë pas marrjes. Gjithsesi niveli i përqëndrimit varet nga sasia e marrë dhe nga koha që ka kaluar pas marrjes.Në ditët e parë rangjet nga 0-63mg/l(mesatarja 15mg/l) janë gjetur në gjak,në urinë 20-1210mg/l(mesatarisht 462).Një javë më pas ulet në mesataret prej 0.8mg/l në gjak dhe 4,5mg/lnë urinë.2-3 javë më pas në gjak gjendet mesatarisht 0,5mg/l dhe në urinë 0,6mg/l. Pesticidet fosfo-organik I përdorur në sasi te mëdha nëpër botë këto substaanca shkaktojnë mijra vdekje në Azi,Afrikë e kudo.Shembulli madhor është parationi,por dhe malationi e diklorit që përdoren me rrallë.Këto kemikate veprojnë mbi insektet dhe artropodët e tjerë duke penguar kolisterazën dhe efekti i tyre toksik te njeriu vepron në të njëjtën mënyrë. Parationi(nitrostigmine) është shumë toksik dhe mund te absorbohet nëpërmjet lëkurës,mushkërive,syrit, dhe zorrëve.Për shkak të efektit pengues ne plazmë dhe eritociteve kolinesterazës,acetilkolina prodhohet në nyjet neuromuskulare dhe në fijet e tjera neurotransmetuese,duke ndikuar në hipersensivitetin të muskujve të vullnetshëm e të pavullnetshëm. Komponime të tjera fosfo-organik përmbajnë malation,I cili është më pak toksik dhë është më I përdorur në hortikulturë:ditioni,diazioni,hegzaetiltetraposfati(HETP),tetraetilfosfati(TEPP),oktametilpirofosfamid(OMPA) dhe dimetoni janë pesticide të tjera të këtij grupi. Shenjat toksike dhe simptomat shfaqen kur niveli i kolisterazës bie në 30% të nivelit normal.Vdekjet ndodhin kur është marrë një dozë prej 125-175mg dhe pse ka patur mbijetimi dhe në sasi më të mëdha.Vdekja mund të ndodhi një orë pas marrjes dhe pse shpesh zgjatet në disa orë.Të dhënat e autopsisë janë më të rëndësishme se ato të komponenteve të tjerë,parationi shpërndahet në bazë të vajgurit,i cili mund të ndihet nga aroma.Një agjent ngjyrues jeshil shoqërohet me produktin në treg.Por dhe stomaku ka një shkumë vajore jeshile.Mukoza gastrike mund të ketë hemorragji dhe pse kjo nuk është shumë specifike lidhur me përdorimin sic është hemorragjia e edemave pulmonare. Autori(BK),kur po praktikonte patologjinë në Azinë jugperëndimore vuri re një shenjë diagnostikuese në disa morgje aspak modern të infektuar me miza blu dhe insekte.Kur keto insekte zbritën në një kufome të hapur gjatë autopsisë shumica vdiqën ose vdiqën pastaj në tabelën e autopsisë kur rasti u vazhdua me helmim nga parationi. Interpretimi toksikologjik Toksikologjia pas vdekjes është shpesh konkluzion në helmimet akut.Sunstanca reziston ndaj autolizës dhe mund të riaftësohet nga trupat e dekompozuar.Rangu i përqëndrimit të parationit në gjak në rastet fatale varion nga 0,5-34mg/l mesatarisht 9mg/l,ndërsa në urinë 0,4-78mg/l mesatarisht 10mg/l,në mëlci 0,1-120mg/l,mesatarisht 11mg/l. Malationi është shumë më pak toksik por vdekjet ndodhin kur merret në doza të mëdha.Nivelet në gjak hasen nga 25-70g ,përkthyer në 100-1880mg/l mesatarisht 815mg/l,në mëlci 200-1700mg/l mesatarisht 1300 mg/l. Pesticidet dhe insekticidet e tjera përmbajnë komponent të klorit si aldrin,DDI(dicophane),lindani(Gammaxane) dhe dieldrini.Lloje të tjera përmbajnë karbamate(opxymyl,landrin dhe aldicarb),dinitrofenol,peritrum dhe derris.Pesticidet fenolik përfshijnë DNOC(dinitro-orthocresylphosphate) dhe dinitrobutylphenol.Asnjë nga këto nuk kanë autopsi specifike dhe diagnoza mbetet të vendoset nga historiku,rrethanat analizat pas vdekjes të gjakut ,urionës dhe mëlcisë.